Botë
Shqipëri sot vendoset për koalicionin Rama-Meta
15.04.2017 14:31
Edi Rama dhe Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar në Shqipëri, pritet të zhvillojnë sot një takim në një nga hotelet e njohura në Tiranë...

Burimet bëjnë me dije se krerët më të lartë të koalicionit pritet të të shoqëruar secili nga dy përfaqësues të partisë. Në takim do të diskutohet pikërisht për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Nuk dihet nëse sot nga ky takim do të dilet apo jo me një firmosje të marrëveshjes për një koalicion tjetër që në fakt u paralajmërua nga kreu i LSI Ilir meta gjatë takimit të KDK-së gjatë së premtes. Ilir Meta ka lënë të kuptohet se problemi nuk ishte koalicioni por rruga e dialogut për ti dhënë garanci opozitës që të hyjë në zgjedhje.
Gjatë të njëjtës ditë por në një takim tjetër gjatë paradites ajo që konfirmoi dje Ilir Meta ishte e qartë se të paktën koalicioni në Tiranë po funksiononte shumë mirë. Gjatë një dalje me kreun e bashkisë Erjon Veliaj ai deklaroi se shumica nuk ka një emër si kandidat për president dhe se e sigurt është që ai do të ishte një emër konsensual.
Opozita jashtë zgjedhjeve dhe zgjedhja e presidentit duket se janë dy nga pikat që do të diskutohen edhe në takimin e sotëm midis Ramës dhe Metës.
