Botë

Vende të BE dhe NATO nënshkruan memorandum kundër sulmeve kibernetike

15.04.2017 16:26

Disa anëtare të BE-së dhe NATO-s nënshkruam memorandum për themelimin e një qendre të re në qytetin e Helsinkit të Finlandës...

Disa anëtare të BE-së dhe NATO-s nënshkruam memorandum për themelimin e një qendre të re në qytetin e Helsinkit të Finlandës me të cilin do të hulumtohen metodat kundër luftës së sulmeve kibernetike, propagandës dhe dezinformimit.
 
Këtë qendër do ta përbëjnë ekspertë të njohur botëror nga kjo lëmi të cilët do të kenë për detyrë të krijojn strategji afatëgjate për shkatrimin e kësaj dukurie.
 
“Kjo qendër është mbështetje e madhe e bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së. Aktivitetet kibernetike mbetën pjesë e rëndësishme e sigurisë tonë”, tha Timo Soini, ministër i jashtëm i Finlandës.
 
Finlanda dhe Gjermania me muaj të tëra janë të shqetesuar për sulmet kibernetike që u bëhen nga Rusia. Për atë arsyje ngritja e vetëdijesë në nivel botëror është tejet e rendësishme për të  ruajtur sigurinë e vendit, thot ministri i jashtëm i Finlandës Soini.
 
“Përdorimi i strategjive kibernetike teston kohezionin e brendshëm dhe rezistencën e shoqerisë. Qasje rënjësore janë këto për të ruajtur sigurin e shetit”, shtoi Soini
 
SHBA, Briatnia e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Polonia, Finlanda  dhe Lituania janë nënshkruese e këtij memorandumi,ndërsa në korik  është paraparë ti bashkangjiten edhe disa vende tjera të BE-së.Buxheti vjetor e kësaj qendre është 1.5 milion euro, gjysma është donacion nga Finlanda ndërsa pjesa tjetër nga vendet nënshkruese të memorandumit.
 
REXHEP QAMILI