Maqedoni
Ivanov për “Wiener Zeitung”: Deklarata e Tiranës, rrezikon sovranitetin
15.04.2017 16:51
Juridikisht është e pamundur që të formohet qeveri pa mandat të dhën nga presidenti dhe një qveri e tillë do të ishte jolegjitime ka thënë Presidenti i Maqedonisë...

Juridikisht është e pamundur që të formohet qeveri pa mandat të dhën nga presidenti dhe një qveri e tillë do të ishte jolegjitime ka thënë Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën austriake “viener Zeitung”.
Sipas tij nëse një gjë e till do të ndodhte vendi do të kishte dy qeveri, qeverin aktuale teknike dhe qeverin pa legjitimitet nga presidentit.
“Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në kushtetutën tonë. Në pajtim me nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund ta përcaktojë mandatin për konstituimin e Qeverisë. Në këtë rast do të kishte dy qeveri. Ajo aktuale, e cila është qeveri teknike, dhe qeveria e cila është pa legjitimitetin e presidentit, gjegjësisht pa bazë kushtetuese. Do të thotë do të hyjmë në krizë më të madhe”, tha Gjorge Ivanov, President i RM-së.
Ivanov deklaraten e partive shqiptare e vlerson si ndërhyrje direkte, por edhe rrezikim të sovranitetit të Maqedonisë. Ai duke folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni thotë se kërkesat e partive shqiptare nuk janë vetëm politikisht të rrezikshme, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Cili shtet evropian do të kishte pranuar platformë nga një shtet i huaj, të bëhet bazë për formimin e qeverisë. Ne jemi shtet multietnik, në të cilin askush nuk është i diskriminuar për shkak përkatësisë etnike dhe askush nuk është i përjashtuar. Në qeveri ka shqiptarë etnik si ministra të mbrojtjes dhe ministra të çështjeve evropiane. Ne jemi shtet i qytetarëve të Maqedonisë”, shtoi Ivanov.
I pyetur se çfarë do të ndodh nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit, ndërsa shefi i LSDM-së përsëri dakordohet me partitë shqiptare dhe dëshiron të konstituojë Qeveri, Ivanov me qëndrimin se koalicionit të tillë nuk do t’ia japë mandatin.“Unë koalicionit të tillë nuk do t’ia jap mandatin, edhe atë për arsye politike”, thotë Ivanov duke aluduar në Deklaratën e Tiranës si pengesë politike, ka thënë Ivanov.
SANIJE DURAKU
