Maqedoni
LSDM Për deklaratën e Ivanovit; Nuk mund të pengojë vullnetin e qytetarëve
15.04.2017 17:23
Ndaj deklaratës së së presidentin Gjorge Ivanov për gazetën ditore austriake...

Ndaj deklaratës së së presidentin Gjorge Ivanov për gazetën ditore austriake, i cili tha se qeveria e formuar pa mandatin e presidentit do të ishte pa legjitimitet, ka reagur menjëherë LSDM. Sipas social demokratëve shumica parlamentare është qeveri ndërsa Ivanov nuk mund të pengojë vullnetin e qytetarëve, për të mbrojtur kriminelët.
“Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet si tiran me popullin e vet, vetëm për të kënaqur një person dhe familja e tij të realizojë platformat kriminele. Me këtë Ivanovi është pjesëmarrës në të keqen që ju ndodh qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre kegjitim në Parlament. Ajo është shumicë parlamentare stabile, e cila është pushtet në shtet. Shumica parlamentare ka detyrë të mbrojë qytetarët dhe interesat shtetërore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
VMRO-DPMNE: LSDM do të dënohet nga “gjykata” e popullit
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së, në të cilën thuhej se së shpejti do të ketë qeveri të re dhe kryetarë të ri të Kuvendit. Nga partia në pushtet thonë se, LSDM-ja edhe në ditë feste nuk nguron të lëshojë kumtesa përmes së cilave manipulon popullin. Sipas tyre, LSDM-ja në vazhdimësi ofendon popullin e saj, vlerat tradicionale dhe shtetin e vet.
“LSDM është parti e cila në mënyrë të heshtur ka pranuar Deklaratën e Tiranës, me të cilën shkel shtetin. LSDM është parti e cila aktivisht punon për realizimin e Deklaratës së Tiranës. Ata janë të gatshëm që me çdo çmim të vijnë në pushtet, madje edhe duke realizuar skenare të dhunshme për shkeljen e vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Gruevskit, thonë se në zgjedhjet e ardhëshme LSDM do të dënohet nga Gjykata e Popullit.
REXHEP QAMILI
