Maqedoni

Pashkët, katolikët dhe krishterët festojnë bashkë

15.04.2017 17:54

Të gjithë krishterët dhe katolikët sivjet festojnë pashkët së bashku dhe ky është gëzim i madh...

Sot është e Shtuna e Madhe dita midis Të Premtes së Madhe dhe Pashkëve. Dita midis pikëllimit dhe gëzimit, midis varrimit të Jezu Krishtit dhe ringjalljes së tij.

Qytetarët ngjyrosin vezë të kuqë të cilat shprehin simbolin e ringjalljes së Krishtit dhe fitores së jetës mbi vdekjen. Me rastin e Pashkëve, që të dielën e festojnë qytetarët e besimit katolik, ka uruar Peshkopi dhe ekzarku i Apostulit në Maqedoni, Kiro Stojanov.

Qytetarët i kanë uruar edhe Kreu i shtetit, lider të partive politike dhe institucione shtetërore për shëndet, bekim dhe shpirt të qetë.