Maqedoni
U mbajtë konferenca shkencore "Etnokultura në trevën e Kërçovës"
15.04.2017 18:26
Me mbështetjen e komunes se Kerçoves, shoqata Etnoalb organizoi konferencen shkencore Etnokultura në trevën e Kërçovës...

Me mbështetjen e komunes se Kerçoves, shoqata Etnoalb organizoi konferencen shkencore Etnokultura në trevën e Kërçovës, ku përmes kumtesave të prezentuara shkencore, u shtjelluan vlerat qe i posedon etnosi kërçovar si pjesë e pa ndarë e kulturës së begatë shqiptare.
Gjatë dy ditëve të kaluara në Kërçovë, u zhvillua konferenca shkencore Etnokultura në trevën e Kërçovës, ku morën pjesë studijues dhe profesorë universitar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia, të cilët në tri seancat e zhvilluara prezentuan kumtesat e tyre që fokusojnë vlerat etnokulturore të rrethit të Kërçovës.
Trashëgimia kulturore e shqiptarëve të Kërçovës, është shumë e pasur dhe specifike sepse kjo zonë është urë lidhëse në mes të hapësirave shqiptare,ku kryqëzohen elementet jugor dhe verior, nënvizoi profesori Agron Xhagolli, i cili kohë më parë në Kërçovë ka realizuar dy ekspedita hulumtuese për trashëgiminë kulturore të Kërçovës.
Dasma e synetise, këngët epike dhe lirike, baladat popullore dhe këngët e kreshnikëve, Ritet mortore në rrethin e Kërçoves, kostumografia popullore e grave dhe burrave, ushqimet tradicionale, besimet pagane dhe bestytnitë e rrethit të Kërçovës, ishin kontribute të veçanta që u prezentuan në seancat shkencore në dy ditët e kaluara, nga studijues eminentë që morën pjesë në konferecën shkencore të mbajtur në Kërçovë, Arsim Canolli, Bukurije Mustafa, Hyrijet Zyberi, Jehona Ajradini, Rini Useini, Sami Dalipi, Erodita Qorrkadiu, Luljeta Adili- çeliku, Ariana Seiti, Mustafa Ibraimi, Edlira çerkezi, Bekim Ramadani, Vehbi Bexheti, Izair Murtezani, Osman Adii, Mumin Zeqiri, Profesor Agron Xhagolli,Mr. Nexhat Mehmedi, Dr. Ilmi Veliu dhe Prof. Dr. Avzi Mustafa.
Pas çdo seance, pjesëmarrësit në konferencë, hapën diskutime për temat e trajtuara. Konferenca shkencore u shoqerua me nje program te pasur kulturo-artistik, me këngë burimore dhe valle popullore përmes së cilave spikatet edhe kostumografia popullore e kësaj treve.
SHABAN DALIPI
