Maqedoni

Përleshje me thika në Matkë, humb jetën një i ri

15.04.2017 18:42

Një djalë i moshës së re është vrarë me thikë në hyrje të Matkës pas një përleshje mes disa të rinjve...

Përleshja ka ndodhur në pronën private të viktimës, ndërsa autori është kapur nga policia. 
 
Sipas Policisë i ndjeri është nga Saraj por nuk japin më shumë informacione, pasi siç thonë, janë duke hetuar rastin. 
 
Në vend ngjarje menjëherë ka arritur ndihma e shpjet, ndërsa të pranishëm janë edhe njësitet e alfës.