Botë

Takimi Rama-Meta, asnjë vendim për koalicionin

15.04.2017 19:06

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar në Shqipëri...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar në Shqipëri, kanë zhvilluar një takim në të cilin është biseduar për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. 
 
Takimi ka zgjatur plot 120 minuta dhe vjen në një moment kur situata politike në Shqipëri është në ngërç për shkak të kërkesës së opozitës për krijimin e një qeveri teknike, që do ta drejtojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i Parlamentit Ilir Meta ka treguar disa prej vendimeve që u morën gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama.
 
Asnjë vendim për koalicionin por vendime në favor të zgjidhjes së ngërçit politik dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Meta tha se është marrë vendim që çështja t’i parashtrohet zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku edhe PD është anëtare në mënyrë që të asistojë dialogun për zgjidhjen e krizës, nisur nga mosbesimi i opozitës. Gjatë diskutimit në tryezë janë marrë 3 vendime të rëndësishme.