Maqedoni

Festa e pashkëve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

16.04.2017 12:19

Besimtarët ortodoks dhe katolik në mbarë botën kremtojn festën më të madhe të tyre, Ringjalljen e Krishtit, Pashkët...

Tradicionalisht në Maqedoni shënimi qendror me rastin festës u mbajt mbrëm në Kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezuzit”, ndërsa manifestimi i ortodoksve u mbajt në kishën “Shen Klimenti dhe Ohrit”.  Liturgji fetare gjatë  ditës së sotme u mbajtën edhe në shumë tempujt krishterë të vendit.
 
“Edhe përkundër faktit që vranësira të erta u paraqiten mbi vendin tonë dhe ne të krishterët nga Lindja dhe Perendimi, me gjithë njerëzit me vullnet të mirë ndjejm se shkendija e ringjalljes është ne ardhje e sipër për këtë arsyje ne jemi këtu për të njohur këtë shkendi dhe të lutemi për këtë”, tha Kiro Stojanov, Ipeshkv i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni.
 
“Edhe në këtë ditë dhe nga ky vend ju drejtohem se duhet të mbetemi në themelet e Jezu Krishtit sepse vetëm tek ai mundemi të gjejm dalje nga sprovat të pranishme në këtë kohë dhe të mos harrojmë kurr se jeta e krishterizmit është luftë e vazhdueshme për të mirën e të gjithëve dhe është kundër dukurive negative në shoqeri”, tha Zotëri Zotëri Stefani, kreu i kishës ortodokse maqedonase.
 
Edhe besimtarët katolike dhe ortodoskë festuan ringjalljen e Krishtit në gjitha vendet e Shqipërisë. Nën flakën e qirinjve ata kanë shpreh lutjet dhe dëshirat e tyre. Mesha tradicionale katolike u mbajt në Katedralen “Shen Palit”, ndërsa e ortodoksëve në Katedralen" Ringjallja e Krishtit në Tiranë.
 
“Fjala që dëshirojë tua them politikanëve sot është se rruga për zgjidhjes së krizës e tanishme qendron vetëm me dijalog, gjatë të cilës të dypalët jo vetëm do të flasin por dhe do të dëgjojnë me përgjegjësi e pjekuri të plotë për të finalizuar dhe realizuar më shumë të mira për kombin se sa të mirën e partive”, tha Xhorxh Frendo, Arqipeshkv i Dioqezēs Durrës -Tiranë.
 
Mesha kryesore e pashkëve në Kosove u mbajt në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtin. Imzot Dodë Gjergji porositi se paqja e vërtet është ajo që e ka burimin në drejtësinë e zotit. 
 
“Paqja e vërtetë është ajo, që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, ajo që është e mundur dhe vërtet është e mundur. Në vendin tonë kanë kaluar shumë vite, që kur paqja është rënduar nga ata që e ndalen luftën, por kjo nuk do të thotë që me ne mbretëron paqja, pasi që ajo akoma nuk ka depërtuar në mendjen dhe në zemrën e secilit dhe kemi shumë pasoja të dhimbshme”, tha Dodë Gergji, Administrator i Arqipeshkvisë së Kosovës.
 
Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit për kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te zoti, shpresën për të gjithë besimtarët. Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të dielën e pashkëve kur ringjallet.
 
REXHEP QAMILI