Botë
Të paktën 40 të vdekur nga vërshimet në Iran
16.04.2017 13:03
Nga vërshimet në një provincë në veriperëndim të Iranit, kanë vdekur të paktën 40 persona, ka raportuar sot televizioni shtetëror....

Zyra për Menaxhimin e Krizave ka thënë se 16 trupa të pajetë janë gjetur në qytetin Ajabshir, ndërkaq 14 të tjerë në qytetin Azarshahr.
Drejtori për Menaxhimin e Krizave, Khalil Saei ka thënë se punëtorët e Gjysmëhënës së Kuqe, ajroambulancat, policia dhe ushtria, janë duke ju ofruar ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet, të cilat u shkaktuan pas reshjeve të shiut.
