Maqedoni
“50 vjet flasim shqip”, Ibrahimi: Programin 24 orë në shqip, pavarësi të plotë
16.04.2017 13:48
Në shënimin e jubileut të 50 të funksionim të servisit të dytë publik në gjuhën shqipe, zv/drejtori I Radio Televizionit të Maqedonisë, Harun Ibrahimi...

Në shënimin e jubileut të 50 të funksionim të servisit të dytë publik në gjuhën shqipe, zv/drejtori I Radio Televizionit të Maqedonisë, Harun Ibrahimi, duke kujtuar personalitetet që kanë vën themelet e krijimit të programit shqip, pohon se po realizohen aspiratat e brezave që filluan me transmetim disa minutësh në gjuhën shqipe, ndërsa aktualisht kemi 16 orë program shqip, duke shtuar se sfida e radhës është krijimi i programit të plot 24 orësh, që sipas deklaratës së dhënë, zvarritja e realizimit të kësaj të drejte ligjore, është pasojë e krizës politike aktuale.
“Kanë obligim të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në parlament , që menjëherë pas formimit të qeverisë së re të merren dhe të jetësojnë ligjin që ka të bëj që TVM2 të jetë 24 orë, dhe kjo shpresoj që do të arrihet dhe në këtë 50 vjetor do të rrumbullaksojme që të kemi program në gjuhen shqipe 24 orë”, tha Harun Ibrahimi, zv drejtor i përgjithshëm i RTM-së.
Mungesa e pavarsisë së servistit të dytë publik në mënyr direkte apo indirekte ka quar në pengesën e funksionimit dhe intervenimit të shpejt, në këtë këndvështrim z. Ibrahimi pohon se ka pasur një lloj censure dhe aspirata e radhës duhet të jetë pavarësimi i plotë financiar, readktorial dhe udhëheqësor i Servisit të Dytë në gjuhën shqipe.
“Nese do te kemi 24 orë program, do të duhet të kemi edhe një pavarsi , pavarsi të plotë, finaciare dhe udheheqëse të RTVM mu për faktin se është shumë specifik dhe janë 2 televizione në një televizion. Nëse flasim për 2 televizione në një televizion, atëherë duhet të ketë një pavarësi udhëhqëse, redaktoriale dhe pavarsi të plotë nga serivisi i parë në gjuhën maqedonase”, shtoi Ibrahimi,
Servisi i dytë në gjuhën shqipe filloi me punë me 16 prill të vitit 1967, meritat e themelimit i atribohen shkrimtarit Murat Isaku ndërsa spikeria e parë që i’u drejtua shqip shikuesve ishte Suzana Kaba. 5O vjetori i TVM2, shënohen nën moton “50 vjet flasim shqip”.
ARLINDA BAFTIU
