Botë
Mesha e pashkëve, Papa Françesku: Mos injoroni vuajtjet e emigrantëve
16.04.2017 15:10
Edhe besimtarët katolik edhe ato ortodoks me një ditë festojn pashkët, festën e ringjalljes së krishtit...

Edhe besimtarët katolik edhe ato ortodoks me një ditë festojn pashkët, festën e ringjalljes së krishtit, me këtë rast kreu i lartë i Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake mbajtë meshën e pashkëve. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill shërbeu liturgjinë vonë në mesnatë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, në të cilën morrën pjesë edhe Presidenti dhe Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev.
Në ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Papa Françesku u kërkoi katolikëve të botës të mos injorojnë vuajtjet dhe vdekjet e migrantëve, luftrat si dhe vuajtjet të të vobektëve e personave që janë më të cënueshëm se të tjerët. Papa I krahasoi dhimbjet e njerëzve, vuajtjet, padrejtësit, trafikimin e qenieve njerëzore me vuajtjet e shën Marisë dhe Maria Magdalenës teksa ndiqnin Jezusin I cili po kryqëzohej.
“Nëse përpiqemi ta imagjinojmë atë skenë do të shohim shumë fytyra të tjera në fytyrat e atyre grave; do të shohim fytyrën e nënave dhe gjysheve, do të shohim dhe ato të fëmijëve e të rinjve që mbajnë mbi shpatullat e tyre barrën e rëndë të padrejtësisë dhe brutalitetit. Jezusi është shpëtimtari jonë I vetëm edhe sivjet do të kthehemi me kokë ulur me turp dhe zemra plot shpres. Turp për shkak të të gjitha pamjeve nga shkatërrimi të cilat u bënë përditshmëri në jetën tonë. Zoti është I gjallë ai jeton dhe don që të ngrihet te të gjithë ata që shpresojn”, tha Papa Françesku.
Ceremonia në Vatikan edhe pse e mbushur me lule shumëngjyrëshe, po mbahet nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet italiane kanë dislokuar skuadrat anti terror jo vetëm për rreth sheshit “ Shën Pjetër”, por edhe në ndërtesat kryesore në Romë, si koloseu etj.
Mesha e pashkëve u mbajt edhe në Egjipt. Kisha kopte nuk heqi dor nga festimi edhe përkundër sulmeve terroriste që ndodhën ditë më parë e në të cilën humbën jetën dhjetra besimtarë.
Ringjallja u festua edhe në Francë.
Erdha të festoj pashkët dhe për të treguar dashurinë time për të krishterët e Lindjes si dhe nevojën që Franca ti mbroj. Jo pse janë të krishter, por pse sepse ato përfaqësojnë diversitetin në Lindjen e Mesme.
Me mijra besimtarë mbushën kishën e lasht në Jerusalem që besohet se është shëndritur në vendin ku krishti u varros për tu rringjallur më pasë. Në kishën e varrit të shejt, u ndez zjarri I shejt, tradicionalisht patriarku Teofili I tret e shpërndan tek besimtarët e mbledhur.
SANIJE DURAKU
