Maqedoni
Mesazhi i Ivanovit për pashkët: Ta respektojmë e ruajmë Maqedoninë! Dimitrev për pashkët: Të ruhet dinjiteti i popullit
16.04.2017 16:34
Gjatë kremtimit të pashkëve, nuk kanë munguar as mesazhet politike nga ana e përfaqësuesve të lart politik në vend...

“Dëshiroj në këto ditë feste të kujtojmë atë që është nën trashëgiminë tonë, ta duam dhe ta respektojmë atë që kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë", porositi president I Maqedonisë Gjorge Ivanov pas liturgjisë në Tempullin “Shën Klimenti i Ohrit”. Ndërsa kryeministri teknik DImitriev ka thënë se “Në momentin kur kemi polarizim të fuqishëm politik të udhëheqë mendja, të shpëtojë dinjiteti në procedura dhe komunikimi mes vete".
“Dëshiroj në këto ditë feste të kujtojmë atë që është nën trashëgiminë tonë, ta duam, ta respektojmë dhe t’i gëzohemi jetës, ta duam dhe ta respektojmë atë që kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
“Viktimizimi vuëlnetar i jezusit na përkujton se duhet t’i ruajmë vlerat, të cilat me shekuj e kanë prëforcuar unitetin mes popullit maqedonas, ndërkaq kanë ndërtuar bashkëjetesë dhe tolerancë me popujt e tjerë. Ky është mësim për politikanët në momente kur kemi polarizim të fuqishëm politik të mbisundojë maturia, të ruhet dinjiteti në veprime dhe komuniki mes veti. Republika e Maqedonisë gjatë historisë ka përjetuar shumë vështirësi, do ta mbijetojë edhe këtë dhe nga kjo do të dalë më e fuqishme”, tha Emill Dimitrev, kryeministër teknik.
