Maqedoni

Dibër, promovohet libri “Pasthënie e ditëve tona” të Delvina Kërlukut

16.04.2017 17:01

Në praninë e adhuruesve të fjalës së shkruar u bë promovimi I librit me tregime “Pasthënie e ditëve tona” të autores Delvina Kërluku....

Autorja Kërluku këtë libër e ka shkruar në prozë të shkruara në periudha të ndryshme  kohore por edhe gjendje të ndryshme shpirtërore; si dhe në nivele të ndryshme të aftësisë krijuese, ajo tregimet e saja përkrah dibrës I ka të ndara nëpër  qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë saj, pikërisht aty ku nuk I kanë munguar muzat poetike.
 
Për veprën foli recenzentja e Librit Arbana Qormemeti e cila nënvizoi se autorja në këtë libër me tregime ka përfshi në mënyrë emocionale vendlindjen e saj, problemet me të cilat ballafaqofen qytetarët si gjendjen e rrëndë ekonomike, plagën e mërgimit, e tema të tjera si bindjet zakonet, traditat duke vënë edhe  personazhe reale në tregime.
 
Autorja e librit Delvina kërluku gjatë fjalës përshëndetëse në fund tha se Pasthënja e ditëve tona ka një emër, histori, e cila historia na bën krenar për dashurinë që kemi falë, qoftë për vendin apo për njeriun
 
Përkah librit të fundit të shkruara në prozë Opusin e Delvina Kërlukut deri më tani e njohim me pesë veprat e saja të shkruara me poezi. 
 
ATLI DEMA