Tenis

Hedhet shorti për Rolan Garos

23.05.2014 18:53

Rafaell Nadall do ta nis mbrojtjen e titullit në Gren slemin e Rolan Garosit kundër Robi Xhinepri...

Rafaell Nadall do ta nis mbrojtjen e titullit në Gren slemin e Rolan Garosit kundër Robi Xhinepri, pasi kjo është vendosur me shortin e hedhur në Paris.
 
Nadal I cili në karierën e tij ka një seri të jashtëzakonshme  prej 59 fitoreve dhe vetëm një disfate në paraqitjet e tij në Rolan Garos, sërish llogaritet si favorit numër një për të fituar këtë trofe, edhe përkundër paraqitjeve të tij të dobëta në terenet me dhe, ku ishte I pathyeshëm deri këtë vit.
 
Në pjesën e Rafaell Nadallit figurojnë  edhe Stanisllas Vavrinka, I cili këtë vit arriti të mposht spanjollin në finalen e Australian Openit, si dhe finalistin e vitit të kaluar David Ferer, më pas Endi Marejin dhe Grigor Dimitrovin.
 
Novak Xhokoviq nuk fsheh apetitet e tij se dëshiron të rrëmbej titullin në Rolan Garos, me ç`rast do të bëhej tenisti i tetë në histori me trofe nga të gjitha gren slem turnet. Nëse eventualisht Xhokoviq arrinë të triumfoj ,do të ngjitej në krye të ATP listës me ç`rast në start do të takohet me Zhoao Sousan.
 
Në pjesën e shortit me Novak Xhokoviqin ndodhen edhe Roxher Federer, Berdih, Raoniq, Conga dhe Nishikori, kështu që rruga drejt finales nuk do të jetë aspak e lehtë.
 
Roxher Federer në raundin e parë do të përballet me Lackon, Vavrinka me Garsijan, ndërkaq rival I parë I Endi Marejit do të jetë Andrej Golubev.
 
SAMI ADEMI