Botë
Turqit votojnë për ndryshimet kushtetuese
16.04.2017 18:26
55 milion turq po votojnë në referendumin, që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën...

55 milion turq po votojnë në referendumin, që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën për të krijuar sistemin presidencial, një lëvizje kjo që mund t’i jap presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan fuqi të reja dhe ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet edhe për më shumë se 10 vjet të tjera.
Turqit do të votojnë për 18 amendamente kushtetuese. Vota me “po” ose “jo” për këto ndryshime kushtetuese mund që të dobësojë Parlamentin e Turqisë, të eleminojë postin e kryeministrit, dhe t’i jap presidentit më shumë kontroll mbi gjyqësorin.
Deri në këtomomente janë përpunuar rreth 25% e të dhënave të përgjithshme nga referendumi në Turqi, ndërsa në bazë të këtyre të dhënave, 63.2% e votuesve u kanë thënë PO ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 36.8% kanë votuar kundër. Për të kaluar këto ndryshime kushtetuese duhet vetëm një shumicë e thjeshtë.
“Shpresojm se pas mbylljes së kutiave të votmit Turqia do të marrshoj drejt ardhmëris. Besojë se populli im ka vetëdije të shëndosh. Shpresoj që qytetarët do të sjellin vendim I cili do të vendos korniz për zhvillim të shpejt”, tha Rexhep Taip Erdogan, President i Turqisë.
Të shtunën, politikanët turq bënë apelimet e tyre të fundit ndaj votuesve, të cilët sot u janë drejtuar kutive të votimit në atë konsiderohet si një nga referendumet për ndryshime kushtetuese më të fuqishme, që kur Turqia u bë republikë rreth një shekull më parë.
Nëse referendumi shkon në favor të Erdoganit, ai do të marrë fuqi të zgjeruara për të emëruar ministrat e kabinetit, për të lëshuar dekrete, për të zgjedhur gjykatësit më të lartë dhe për të shpërbërë Parlamentin. Erdogan ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të adresuar sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia, e gjithashtu për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të kaluarën.
Duke folur në një nga mitingjet e fundit në Stamboll, Erdogan u tha mbështetësve se Kushtetuta e re do të sjellë stabilitet dhe besim, gjëra që nevojiten për vendin tonë në mënyrë që të zhvillohet më tej”.
Erdogan u bë president, një pozicion kryesisht ceremonial, në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër i Turqisë.
SANIJE DURAKU
