Futboll

Futbollistet e Volfsburgut, kampione të Europës për femra

23.05.2014 18:57

Kampionia e Europës, Volfsburgu e mbrojti titullin e fituar vjet, duke mundur suedezet e Tyresës...

Kampionia e Europës, Volfsburgu e mbrojti titullin e fituar vjet, duke mundur suedezet e Tyresës në një finale të madhe. Katër me tre rezultati dhe përveç kësaj u desh një përmbysje. Martina Myler ishte udhëheqësja e shoqeve të saj, pasi ylli brazilian Marta kishte ndihmuar Tyresën të kryesonte deri 2-0.
 
Prova e karakterit ishte tepër e fortë, pasi Marta ia dha edhe një herë kryesimin vajzave nga Suedia.
 
Gjithsesi, Volfsburgu ishte tepër I fortë. Në një turne ku mori pjesë edhe Shqipëria, përfaqësuar nga Ada e Velipojës, Volfsburgu eleminoi radhazi Malmon, Barcelonën e Potsdamin deri sa mbërriti tek finalja.
 
Trajneri Ralf Kelerman arriti suksesin e dytë të madh radhazi, ndërsa sezonin e kaluar triumfi ishte I trefishtë, bashkë me Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Të shikojmë nëse do të arrijë të dalë edhe këtë sezon kampion në Bundesligën e vajzave.
 
SAMI ADEMI