Maqedoni
Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa
17.04.2017 10:10
Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane të qytetit është i matur.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë për anën e Maqedonisë.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë./mia
