Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

17.04.2017 10:45

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje...

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut (lokalisht mbi 25l/m2) dhe dukuri të bubullimave.
 
Do të fryejë erë mesatare jugperëndimore, ndërsa nga fundi i ditës dhe natës, erë e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura do të lëvizë prej 11 deri 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut.
 
Do të ryejë erë mesatare jugperëndimore, ndërsa nga fundi i ditës dhe natës, erë e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura do të arrijë deri 21 gradë. Edhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës drejt të martës vranësirat do të zvogëlohen, por do të mbiqendrojë mot me erë dhe më i freskët.