Maqedoni

Të krishterët festojnë ditën e dytë të Pashkëve

17.04.2017 11:02

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë sot e festojnë ditën e dytë të Pashkëve, e cila është festë shtetërore dhe ditë jo pune në Republikën e Maqedonisë...

Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte kumtuar në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ndërsa mesha e Pashkëve u mbajt në kishën katolike Zemra e Jezuit.
 
Ringjallja e Krishtit - Pashkët konsiderohet për festë më e madhe krishtere, dita kur Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij hynjore dhe u ringjall nga të vdekurit.
 
Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve./mia