Botë

Vdes njeriu më i moshuar në botë. 117 vjeçarja, Emma Morano, kishte lindur në 1800-n

17.04.2017 12:30

Ka ndërruar jetë këtë fundjavë njeriu më i moshuar në botë, i fundit që kishte lindur në vitet 1800...

Njeriu më i vjetër në botë në fakt ishte një grua. Italiania, Emma Morano, kishte lindur më 29 nëntor 1899 dhe ishte 117-vjeçare.

Morano mbante titujt Guinness si njeriu dhe gruaja më e vjetër në rruzullin tokësor.

Ajo iu bashkua institutit të rekordeve në vitin 2016 kur u konfirmua gruaja më e vjetër në botë. Instituti po ashtu tha se ajo ishte njeriu i fundit që lindi në shekullin e XIX-të.

Gruaja ia kushtonte jetesën kaq të gjatë përfundimit të martesës së saj abuzive dhe dietës me vezë dhe biskota.

Morano u bë njeriu më i vjetër në botë pas vdekjes së Susannah Mushatt Jones nga Amerika, i cili vdiq në moshës 116-vjeçare.

Jones ishte pesë vjet më e re se Jeanne Calment, e cila ka mbajtur rekordin si njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë.