Karl Bild: Nuk duket fundi i krizës kushtetuese në RM
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bild, ka zgjedhur një mënyrë pesimiste për të paralajmëruar vizitën e tij në Maqedoni...

“Fundi i krizës kushtetuese në Shkup nuk duket. Hendeqet duken ende më të thella. Situatë e vështirë...”,- shkruan në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ish-deputeti special në OKB për Ballkanin.
Ende nuk ka detaje me ftesë të kujt vjen Bildt në Shkup dhe cila do të jetë agjenda e takimeve të tij, por vizita bëhet në një kohë kur kriza politike ka arritur kulmin.
Nuk është hera e parë që Bildt deklarohet për situatën në Maqedoni. Më 22 mars, ai potencoi se në Ballkan nuk mund të përsëriten luftërat si ato përpara 27 viteve, megjithatë u shpreh i shqetësuar se ngadalë, por sigurt, Ballkani u bë i ndezshëm dhe se shkëndija mund të paraqitet në Shkup. Se a do të arrijë Bildt ta shuajë këtë shkëndijë, do të shihet pas takimeve.
