Maqedoni

Ka vdekur një djalë i lënduar nga goditja me rrymë në tentativë që të fotografohet

17.04.2017 16:02

Një shkupjan 15-vjeçar, i cili ka pasur djegie të shkallë së dytë si pasojë e goditjes me energji elektrike...

Një shkupjan 15-vjeçar, i cili ka pasur djegie të shkallë së dytë si pasojë e goditjes me energji elektrike, pasi që ka hipur në një vagon cisternë në datën 7 prill, ka vdekur dje në Qendrën urgjente-Shkup.
 
Siç kumtoi MPB, djali ka marrë të djegura nga goditja me energji elektrike në depon e Hekurudhave të Maqedonisë në Shkup, në afërsi të Bllokut 1, pasi që duke dashur ta fotografojë shoqen e tij, ka hipur në një vagon cisternë dhe i është afruar përçimit ekektrik, i cili ka qenë nën tension të lartë. Trupi i djalit të vdekur do të dorëzohet në autopsi.
 
Dy minorenë në dy raste të ndara për shkaqe të njëjta janë lënduar rëndë nga goditja me energji elektrike të premten më 14 prill.
 
Sip kumtoi paraprakisht MPB-ja në rastin e parë në ora 15:50 është lënduar një 14-vjeçar, ndërsa në rastin e dytë, në ora 19:05 minuta, nga tensioni i lartë është goditur një 15-vjeçar.
 
Të dy të lënduarit me lëndime të rënda janë dërguar në Qendrën urgjente Shkup ku janë mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm./Mia