Maqedoni
Sigmar: Bojkoti i opozitës në Shqipëri, absurd
17.04.2017 17:20
Qeveria gjermane i ka dhënë një “shuplakë të fortë” opozitës shqiptare në ditën e 59 të protestës në çadër...

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, gjatë konferencave të përbashkëta për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se është absurd qëndrimi i opozitës dhe se kjo e fundit duhet të kthehet në parlament.
Gabriel tha se sa më shumë bllokohet reforma në drejtësi, aq më shumë vonohet integrimi europian i Shqipërisë.
Më herët, kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, përdori tone mjaft të ashpra, deri në ofendim në adresë të kryeministrit, duke e paralajmëruar se nuk del nga çadra pa qeveri teknike.
Basha kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, si përgjegjësit kryesore, sipas tij, në kanabizimin e Shqipërisë.
LULJETA NDOKA
