Izrael, 1500 të burgosur palestinezë në grevë

17.04.2017 18:39

Më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë kanë nisur grevë urie...

Më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë kanë nisur grevë urie dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre.

Greva e urisë, që nisi sot, po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidentit, Mahmoud Abbas Fatah.

Vlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael. Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë.

Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalë fare në gjyq.