Nesër në Shkup, kampionati shtetëror në mundje
Në palestrën sportive të gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup...
Në palestrën sportive të gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup, gjatë ditës së nesërme do të mbahet kampionati shtetëror në mundje stil të lirë, në organizim të klubit të mundjes Liria.
Në këtë kampionat, mundësit e trajnerit Lulzim Vrenezi, shpresojnë të triumfojnë në sa më shumë lufta individuale dhe kuptohet në fund, të rrëmbejnë titullin e kampionit shtetëror, me të cilin do të kishin dëshmuar dhe shfaqur edhe njëherë dominimin kohëve të fundit në këtë sport.
Ndryshe, klubi i Lirisë, pas këtij manifestimi, fundjavën tjetër do të vazhdoj me dy turne tjera prestigjioze, me 31 maj duke organizuar memorialin e parë në emër të arsimtarit të ndjerë Mentaz Allajbegu dhe një ditë më vonë, Margaritarin e Maqedonisë.
MUSTAFA ADEMI