Kuvend, vazhdon seanca konstituive

18.04.2017 09:28

Pas pushimit pesëditor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën konstitutive.....

Pas pushimit pesëditor, të zgjedhurit e popullit sot vazhdojnë seancën konstitutive të kuvendit.

Në rend dite është zgjedhja e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ky është vazhdimi i 13 i seancës konstituive, të cilës bazuar në rrjedhat e deritanishme nuk po i duket fundi.

Për diskutim janë paraqitur të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe me replika e kundërreplika mes njëri tjetrit po e stërzgjasin seancën, duke pamundësuar zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Për këtë post nga shumica e re është propozuar deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, dhe shumica parlamentare ka kërkuar që të kalohet në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por kjo deri tani nuk është mundësuar nga kryesuesi aktual, Trajko Veljanovski, duke u arsyetuar me rregulloren, të cilën deputetët e shumicës kanë thënë se po shkelet pikërisht nga Veljanovski.

Kjo është seanca konstituive më e gjatë në historinë parlamentare të vendit, pasi rëndom këto seanca kanë karakter solemn dhe përfundojnë brenda ditës.