Parashikimi i motit për sot

18.04.2017 09:14

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare....

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të shiut kryesisht në rajonet jugore malore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri në 7 gradë, ndërsa e ditës prej 16 deri 20 gradë.

Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri 18 gradë.