Rrezik prej shembjeve në një pjesë të rrugëve

18.04.2017 09:47

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa....

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.