Dita ndërkombëtare e përmendoreve dhe lokaliteteve

18.04.2017 10:01

"Trashëgimia kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm" është tema e shënimit të sivjetmë....

"Trashëgimia kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm" është tema e shënimit të sivjetmë të Ditës ndërkombëtare të përmendoreve dhe lokaliteteve, të cilën e shënojnë komitetet nacionale të IKOMOS (ICOMOS - International Council on Monuments and Sites) në 108 vende të botës.

Tema është dhënë nga Kombet e Bashkuara në pajtim me Vitin ndërkombëtar të KB-së së turizmit të qëndrueshëm për zhvillim dhe në kontekst të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm dhe qëllime të qëndrueshme zhvillimore.

Siç kumtoi IKOMOS Maqedoni, IKOMOS-i ndërkombëtar përmes komieteteve të veta nacionale dhe ndërkombëtare shkencore dëshiron t'i nxitë bashkësitë lokale dhe banorët e tyre për rëndësinë e trashëgimisë kulturore për jetën e tyre, identitetin dhe shoqërinë, dhe ta promovojnë kujdesin për llojllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e tij dhe përpjekjet për mbrojtjen dhe konservimin e tij.

Tema e sivjetme është e rëndësishme në kontekst të konservimit të shek. 21. IKOMOS ka qenë lider në këtë sferrë në të kaluarënj, duke e sjellur Kartën e vet të parë ndërkombëtare për turizëm kulturor në vitin 1976.

Dita botërore e përmendoreve dhe lokaliteteve IKOMOS Maqedoni do ta shënojë në[ shtator të këtij viti me forum me temë "Trashëgimia kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm". Do ta organizojë në Berovë, i cili është qytet i kulturës për vitin 2017.

Çdo ditë më 18 prill Komiteti ndërkombëtar i IKOMOS e shpall Ditë ndërkombëtare të përmendoreve dhe lokaliteteve, të vendosur në mbledhjen e 22-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në vitin 1983.(mia.mk)