KM Liria kampione shtetërore e Maqedonisë
Klubi i mundjes Liria vazhdon me sukseset e mëdha, duke u shpallur edhe njëherë kampion shtetëror në konkurencën e seniorëve..........
Klubi i mundjes Liria vazhdon me sukseset e mëdha, duke u shpallur edhe njëherë kampion shtetëror në konkurencën e seniorëve.
Djelmoshat e trajnerëve Lulzim Vrenezi, Sufijan Ismaili dhe Sedat Baftiu, edhe njëherë dëshmuan se momentalisht janë pa konkurenc në vendin tonë, në fund duke u shpallur kampion, me gjithsej 41 pikë të fituara, gjashtë më shumë se Ballkaneci që u rendit në vendin e dytë, ndërsa pozitën e tretë e fituan mundësit e Buçimit nga Radovishi. Individualisht, nga tetë kategori, katër I takuan mundësve të Lirisë, një fakt tjetër që flet për dominimin e tyre të plotë.
“Ne edhe sot dëshmuam se do të dominojmë sa I përket mundjes në Maqedoni. Klubi I mundjes Liria, dalëngadalë po kthehet në ato kohëra të vjetra që ishte dikur dhe ja dalëngadalë jemi kthyer, duke e mbrojtur titullin për së dyti herë. Pas një pauze të gjatë që nga viti 1984 Liria nuk ka qenë në konkuenc për senior kampion, pas gjithë atyre viteve jemi kthyer dhe e mbrojtëm titullin”, është shprehur kryetari i Klubit të mundjes Liria, Betim Vrenezi.
Jashtëzakonisht i kënaqur pas suksesit të sotëm, pos kryetarit të klubit, ishte edhe trajneri i ekipit, Lulzim Vrenezi.
“E përsëritëm suksesin dhe titullin që e fituam para dy muajve në Radovish. Kjo është një fitore e madhe e jona , ka kohë që nuk kemi patur katër kampiona, bëhet fjalë për kampiona në moshën 20 deri 22 vjeçare. Puna e tyre u dëshmua. Kampion më të veqantë janë Jasin Rexhallari dhe Emir Abazi, të cilët dëshmuar luftëra shumë cilësore. Gjithashtu edhe mundësat tjerë ishin të mirë, por nuk kishin përvojën e duhur me mundësat shumë më të vjetër. Sidoqoftë, mendoj se katër vende të para ka shumë kohë që klubi I mundjes Liria nuk I ka patur në kampionat”, - u shpreh Lulzim Vrenezi.
Me këtë sukses, klubi I mundjes Liria ka dëshmuar edhe njëherë se me punë, mund të arrihet gjithçka. Në të njejtën kohë, të gjithë premtuan se sukseset e këtij kolektivi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. (Mustafa Ademi, TVM2)