VMRO-DPMNE: Zaev tregtoi me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare
18.04.2017 10:16
Që të shpëtojë nga dënimet me burg për krimet e shumta, udhëheqësia kriminogjene në kreun e LSDM-së....

Që të shpëtojë nga dënimet me burg për krimet e shumta, udhëheqësia kriminogjene në kreun e LSDM-së është e gatshme të vijë në pushtet me çdo çmim, pavarësisht se kjo do të thotë realizimin e tërësishëm të platformës së Tiranës, kumtoi sot VMRO-DPMNE-ja.
Sipas partisë, "Maqedonia është e ngujuar në krizë pasi LSDM-ja dëshiron ta mashtrojë vullnetin e qytetarëve dhe ta anashkalojë votën e shumicës që votoi për VMRO-DPMNE-në".
Për këtë shkak, siç thuhet, "zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhja më efektive për dalje nga kriza".
