Tramp ia uroi fitoren Erdoganit në referendum

18.04.2017 11:12

Presidenti amerikan, Donald Tramp ia uroi fitoren në referendum homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan....

Presidenti amerikan, Donald Tramp ia uroi fitoren në referendum homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan, kumtuan burime të kabinetit të shefit të shtetit turk.

Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se do të fillojë me komentimin e referendumit në Turqi, me të cilin i zgjerohen autorizimet presidentit.

"Komisioni ndërkombëtar është duke e shqyrtuar votimin dhe do të publikojë raport për 10 deri në 12 ditë. Do të presim dhe do t'i lëmë ta përfundojnë punën", theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.