Fillon olimpiada në lëndën e matematikës
Në Komunën e Çairit sot është bërë hapja solemne e Olimpiadës së 19 mbarkombëtare të matematikës, e cila organizohet nga revista “Plus”..............

Në Komunën e Çairit sot është bërë hapja solemne e Olimpiadës së 19 mbarkombëtare të matematikës, e cila organizohet nga revista “Plus”.
Në këtë Olimpiadë marrin pjesë rreth 120 nxënës të shkollave fillore nga të gjitha hapësirat shqiptare. Me këtë rast, organizatori i Olimpiadës, Agim Bullka u shpreh se përveç pasqyrimit të dijes, Olimpiada ka për qëllim edhe bashkimin e matematicienteve te ardhshëm shqiptarë.
“Olimpiada, qëllimin kryesor e kishte ti bashkojë trojet shqiprtare në lëndën e matemartikës, atë e bëni, mbërritëm deri tek Olimpiada e 18, por gjithmonë në shqiopëri dhe kosovë interesoheshin pse shkupi nuk e ka marrë olimpiadën, kështu që sivjet vendosëm pak edhe përmes Nuhi Dardhishtës, u drejtuma në komunë, dhe gëzohemi që prani kryetari që Olimpiadën ta kemi në Shkup” – tha Organizatori i Olimpiadës, Agim Bullka.
Në cilësinë e nikoqirit, kryetari i Këshilllit komunal të Komunës së Çairit, Izair Bekteshi, deklaroi se arsimimi dhe shkollimi është një fundamenti mbi të cilin ndërtohet personaliteti dhe ardhmëria e një inividi dhe që nënkupton edhe ardhmëria e një populli siç është populli shqiptar.
“Nuk ëshët i rastësishëm komunikimi Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Lugina e Preshëevës dhe qytete tjera në Masqedoni. Shkupi është me specifikat e veta, ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve dhe në atë drejtim kërkon një qasje pakë më serioze institucionale sa i takon inter komunikimit të diturësi shqiptare. Olimpiada është një refleksion i përgaditjes dhe diturisë në rastin konkret të nxënësve nga shkollat fillore, në atë drejtim është një investim i cili rezultatet i jep dhe do ti japë në të ardhshme. Ne angazhohemi që këto çështje të jenë institucionale, përmes profileve të caktuara, sepse bota moderne kërkon profil, kopmetencë dhe liderizëm” – tha Kryetari i Këshillit komunal të Çairit, Izair Bekteshi.
Numri më i madh i nxënësve pjesëmarrës është nga klasat e nënta, ndërsa më i vogël i klasave të shtata dhe të teta. Olimpiada do të mbyllet nesër në ora 11, ku do të bëhet edhe ndarja e shpërblimeve për nxënësit më të suksesshëm në olimpiadë. (Mefail Ismaili, TVM2)
