Maqedoni

Një pjesë e komunës së Butelit nesër pa ujë për pije

18.04.2017 14:56

Shfrytëzuesit e rrugëve "Ho Shi Min", "Rudo", "Nataniel Kuçevishki", "Kraishka", "Marko Krale, "Gabnica", "Prishtina", Llapushnik" dhe "Zufer Musiq"...

Shfrytëzuesit e rrugëve "Ho Shi Min", "Rudo", "Nataniel Kuçevishki", "Kraishka", "Marko Krale, "Gabnica", "Prishtina", Llapushnik" dhe "Zufer Musiq" në komunln e Butelit nesër prej orës 9 do të mbesin pa ujë për pije.
 
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë është ndërrimi i mbyllësit të rrjetit të ujit në udhëkryqin e rrugëve "Ho Shi Min" dhe "Rudo".
 
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipi i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Shkup nuk përfundon me intervenim./Mia