Maqedoni
LSDM: Kriza bllokon ekonominë. Qeveria, sa më shpejt
18.04.2017 15:27
LSDM kërkon debllokim urgjent të proceseve demokratike që do t’i hapnin rrugën krijimit të qeverisë së re reformatore...

Kriza ka bllokuar ekonominë, thonë nga LSDM, dhe vendi mund të futet në recesion në qoftë se nuk marrim masa serioze.
Nga LSDM thonë se qeveria e re do të përkrahë sipërmarrësit e vendit, rritjen e pagave dhe të drejtën sociale dhe kjo qasje do të drejtojë ekonominë e vendit në rrugën e duhur.
“Të dhënat për vitin 2017 tregojnë rënie në ndërtimtari, në uljen e prodhimeve industriale dhe në uljen e kërkesës së blerësve, këto janë tre indikatorët me rëndësi në vend. Tregtia me pakicë ka rënie prej 2.5 për qind për muajin janar dhe shkurt të këtij viti. Prodhimet industriale kanë shënuar rënie prej 1.9 për qind, kjo rënie ka të bëjë me rënien e prodhimit industrial me 4.1 për qind, ulje ka edhe në miniera me 6 për qind. Rënie serioze ka në disa sektorë të prodhimtarisë industrialë, si në prodhimin e pijeve, prodhimin e duhanit, tekstilit, lëkurës, produktet e metalit etj. Ndërtimtaria ka shënuar rënie prej 24 për qind gjatë muajit janar 2017 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”,- thanë nga LSDM.
