Maqedoni

Ivanov: Shqiptarët duan shtetin e tretë në Ballkan

18.04.2017 15:59

Presidenti Ivanov vazhdon të këmbëngulë se shqiptarët duan të kenë shtetin e tyre të tretë në Ballkan...

Në një intervistë për gazetën kroate “Globus”, Ivanov ka deklaruar se qëllimi i partive shqiptare është ta barazojnë gjuhën shqipe me atë maqedonase.
 
Nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë Zoran Zaevit, do të bënte shkelje të nenit 308 të Kushtetutës dhe se një veprim i tillë do të ndikonte në pavarësinë e Maqedonisë, për shkak që, sipas tij, do të lejohej që të formohet një qeveri me një platformë të një shteti të huaj, që ka si qëllim të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase.
 
“Deklarata shqiptare do të prishë Maqedoninë siç ne e njohim, do të krijonte një shtet etnik dhe fetar të ndryshëm. Humnera do të thellohej edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë deklaratë. Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet një shtet i tretë shqiptar”,- ka thënë Ivanov.