Emrat e funkcionarëve pas kongresit
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili, ka shtuar se janë hapur edhe negociatat për resorët dhe dikasterët me të cilët do të udhëheqë BDI..........

Bisedimet për fomimin e Qeverisë, mes dy partive fituese në zgjedhjet e 27 prillit, VMRO-DPMNE dhe BDI, po vazhdojnë, ndërsa në to ende mbetet prioritet harmonizimi i platformave partiake.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili, ka shtuar se janë hapur edhe negociatat për resorët dhe dikasterët me të cilët do të udhëheqë BDI.
“Pjesa më e rëndësishme e negociatave është harmonizimi i platformës pasi që numri i projekteve që bëhen pjesë e programit të qeverisë e përcakton se sa është fuqia e një partie politike në qeveri. Bisedimet zhvillohen në një atmosferë të mirë, projektet natyrisht se duhet të inkorporohen në buxhetin e përcaktuar për mandatin e ardhshëm. Projektet tona janë të argumentuara mirë si në aspekt të nevojës, si në aspekt të kornizës financiare dhe natyrisht tani po definohet çdo detaj, pasi që ai projekt i cili do futet në program qeverie, ai do duhet domosdo të realizohet”, u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Sa u përket dikasterëve që do të udhëheq BDI por edhe emrat konkret të funksionarëve, zëdhënësi Bujar Osmani, ka shtuar se ato do të dihen pas kongresit të partisë që do të mbahet më 5 qershor.
“Natyrisht se kanë filluar edhe bisedimet për ndarjen e resoreve, po kryesisht energjia është e koncentruar për momentin në harmonizimin e platformës dhe definimin e projekteve të cilat do të jenë prioritet i qeverisë mandatin e ardhshëm. Sa i takon çështjes të zgjedhjeve personale të kuadrove, të cilët do të udhëheqin institucionet që do të definohen si pjesë e BDI-së në qeveri, ajo do mbetet pas kongresit më 5 qershor” – deklaroi , zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të duhet brenda dy javëve të ardhshme t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe programin e saj. (Mefail Ismaili, TVM2)
