Maqedoni
Sëmuren gjykatësit, Supremja shtyn vendimin për “bombat” e PPS-së
18.04.2017 17:25
Gjykata Supreme shtyu vazhdimin e seancës së përgjithshme në të cilën duhej të shqyrtohen dy çështje...

Gjykata Supreme shtyu vazhdimin e seancës së përgjithshme në të cilën duhej të shqyrtohen dy çështje: nëse "bombat" mund të përdoren si provë në procedurë gjyqësore dhe kush mund të bëjë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, vetëm prokurori publik apo edhe prokurori publik special?
Arsyeja zyrtare e shtyrjes së seancës është se një pjesë e gjykatësve supremë janë sëmurë.
“Mungesa e gjykatësve është në numër të mjaftueshëm që të shtyhet seanca e përgjithshme dhe të njëjtit mungojnë me arsye” – thanë nga Gjykata Supreme.
Versioni jozyrtar për shtyrjen e seancës është se Jovo Vangelovski nuk ka arritur të sigurojë kuorum minimal që propozimet e tij të votohen dhe me këtë të bllokohet puna e Speciales.
Megjithatë, pushimi mjekësor i gjyqtarëve në fakt është “numër”, pra se kush është për dhe kush është kundër dhënies së mendimeve mbi këto çështje.
Kërkesa e Zvrlevskit që ta shfuqizojnë masën e paraburgimit për Sead Koçan ka tensionuar tej mase situatën në Gjykatën Supreme.
I dyshuari i parë në rastin “Trust”, Sead Koçan, tani më 1 muaj është në arrati, ndërsa policia e kërkon atë me fletëarrest ndërkombëtar.
SANIJE DURAKU
