SHËNDETËSI

Masa për parandalimin e epidemive eventuale

24.05.2014 17:25

Komisioni i posaçëm për sëmundje infektuese pritet që sërish të takohet të hënën për të diskutuar se me çfarë epidemishë eventuale mund të ballafaqohet vendi pas përmbytjeve në rajon..........

Komisioni i posaçëm për sëmundje infektuese pritet që sërish të takohet të hënën për të diskutuar se me çfarë epidemishë eventuale mund të ballafaqohet vendi pas përmbytjeve në rajon, kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov i cili tha se pas takimit komisioni duhet të rekomandojë edhe për masat e domosdoshme që shteti duhet t’i ndërmarrë.

“Komisioni për sëmundje infektuse, u dakorduam që të takohet të hënën dhe të japë rekomnadime konkrete për atë se çka duhet të ndërmarrë Republika e Maqedonisë, cilat janë masat të cilat duhet të ndërmerren, cila është shkalla e gadishmërisë në të cilën duhet të qëndrojnë institucionet shëndetësore, çka duhet të ndërmerret në kalimet kufitare, të jepet rekomnadim për sjelljen e qytetarëve në bazë të përvojave tona por edhe të përvojave të organizatës botërore të shëndetësisë të cilat i kemi siguruara. Ky komision ka mbajtur një takim dhe të hënën do të ketë edhe një takim pas të cilit do t’i marrim këto rekomandime” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Ministri Todorov ka shtuar se pret që të kemi masa më serioze, duke marrë parasysh se në situatë të këtilla, pas tërheqjes së ujërave të përmbytjes, mund të shkaktohen raste të epidemive. (Mefail Ismaili, TVM2)