Mjekët pas specializimit do t’i nënshtrohen kontrollit
Me qëllim të përforcimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për mbrojtje shëndetësore me masa të reja............

Me qëllim të përforcimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për mbrojtje shëndetësore me masa të reja.
Sipas minsitrit Nikolla Todorov, me ndryshimet e reja ligjore, mjekët të cilët specilazojnë jashtë vendit, me t’u kthyer në vendin e punës, pas dy javësh përpara një komisioni profesional, duhet ta prezantojnë diturinë që kanë marrë jasht vendit si dhe të sjellin inovacione mjekësore.
Pas secilës punë shtatëvjecare, mjektët duhet të aplikojnë metodë të re trajtimit shëndetësor me pacientët, thekson minsitri i shëdetësisë Todorov.
“Me këtë nënkuptohet se secili mjek, dentist apo farmacist ka për detyrë që në cdo 7 vjet përvojë pune, të përdorë nga një metodë të re shëndetësore e cila më herët nuk është shfrytëzuar. Këto janë pjesë e gjashtë masave që dalin nga ndryshimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore, të cilat rtashmë janë edhe në fuqi” – tha Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Sipas minsitrit Todorov, në ndryshimet ligjore janë inkorporuar kritere precize për punësim të nëpunësve shëndetësor të nivelit tercial, ku mes tjerash kërkohet shkallë e lartë e mesatares së studimeve, trajnime, aftësi kompjuterike si dhe njohje të një nga gjuhëve më të aplikuara të Bashkimit Evropian, si gjuhën angleze, gjermane apo franceze. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
