Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

19.04.2017 10:00

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
 
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhje respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia