Botë

Një anije transportuese ruse me 12-të udhëtarë është përmbysur në Detin e Zi

19.04.2017 11:07

Një anije transportuese ruse me ekuipazh 12-të anëtarësh u përmbys sot në Detin e Zi, njoftoi zyra rajonale...

Një anije transportuese ruse me ekuipazh 12-të anëtarësh u përmbys sot në Detin e Zi, njoftoi zyra rajonale e Ministrisë së Punëve të Jashtëzakonshme të Republikës së ashtuquajtur autonome të Krimesë.
 
Anija "Geron Arsenal", e cila ka lundruar nën flamurin e Panamasë ka transportuar grurë nga Azovi për në Turqi.
 
Ekuipazhi përbëhej prej 12 personave, nëntë ukrainas, dy rusë dhe një gjeorgjian.
 
Në vijim është operacioni për shpëtim, Një nga anëtarët e ekuipazhit është gjetur i ngjitur në anije, ndërsa gjendja e tij është vlerësuar si e mirë.
 
Katër marinarë tjerë janë lokalizuar në det me goma për shpëtim.
 
Anija transportueses është përmbysur gjatë një stuhie, në të cilën shpejtësia e erës ka qenë mbi 70 kilometra në orë./mia