Kumanovë: Ekspozitë e Armend Ademit
Në galerinë e arteve në Kumanovë, mbrëmë, në praninë e një numri të madh artdashësish , u hap ekspozita individuale e piktorit kumanovar , Armend Ademi............

Në galerinë e arteve në Kumanovë, mbrëmë, në praninë e një numri të madh artdashësish , u hap ekspozita individuale e piktorit kumanovar , Armend Ademi. Ekspozita ngërthen në vete 40 piktura. Armendi sjellë pikturat në stilin dhe frymën e tij arstistike, që përmbajnë filozifinë dhe mesazhin e tyre, tha gjatë hapjes solemne , Osman Demiri.
Këtë eveniment të rrallë kulturor në Kumanovë, me prezencën e tyre e pasuruan edhe profesori dhe mjeshtri i njohur në violinë Blerim Grubi dhe Ariana Kuriu – Grubi në Piano .
Ndryshe Armend Ademi është profesor i artit figurativ në gjimnazet “ Sami Frashëri “ në Kumanovë dhe “ Ismet Jashari “ në Likovë, kurse ka diplomuar në USHT –dega e pikturës, në klasën e Tahir Emras.
