Maqedoni
Zhbogar: Është koha që të jeni unikë. Zgjidhni kryeparlamentarin dhe formoni qeverinë
19.04.2017 15:25
Jeta funksionon e ndarë në kohë të caktuara, kohë për zgjedhje, për reflektime paszgjedhore e tani keni kohën ku duhet të formoni institucionet...

Këtë rrjedhë e tregoi sot euroambasadori Zhbogar, sipas të cilit të gjithë duhet të bashkohen rreth një qëllimi, të votohet kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.
“Mendoj se ka ardhur koha ku të gjithë në vendin tuaj të mësojnë një mësim dhe mendoj që ka ardhur koha që të formohet një unitet. Të jenë të gjithë të bashkuar për një qëllim të përbashkët, ashtu që qëndrimi im dhe vlerësimi im është që ka ardhur koha që vendi juaj të ecë përpara, të formohen institucionet shtetërore, të zgjidhet spikeri i parlamentit dhe të formohet qeveria. Mendoj që ka ardhur koha, si qeveria, si opozita, por edhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të fillojnë të dëgjohen ndërmjet tyre, të jenë unikë”,- deklaroi shefi i misionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
