Botë

Turqi, “Hayir” protestojnë, thonë: rezultati u manipulua

19.04.2017 16:31

Mbi 50 milionë zgjedhës në Turqi vendosën në referendum me një shumicë të ngushtë që presidenti Erdogan...

Mbi 50 milionë zgjedhës në Turqi vendosën në referendum me një shumicë të ngushtë që presidenti Erdogan në të ardhmen të ketë më shumë pushtet. Por, kundërshtarët ndihen të mashtruar dhe vazhdojnë protestën.
 
Ata nuk mund të besojnë dot që “JO” ka humbur referendumin dhe dyshojnë se rezultati u manipulua, teksa shprehen të sigurtë se “Hayir” ka fituar të paktën 55 për qind të votave.
 
“Qeveria, së bashku me këshillin zgjedhor, dëshiron të heshtë kampin e “JO”-ve. Ne jemi kundër kësaj, prandaj jemi këtu”,- tha një kundërshtare femër. 
 
“Edhe para referendumit fushata u zhvillua në mënyrë të padrejtë. Ne nuk na u lejua fare të prezantojmë pozicionet tona kundër. Jemi vazhdimisht nën presionin e grupeve të caktuara mediatikë”,- theksoi një kundërshtare tjetër.  
 
Referendumi rezultoi me një “Po” – edhe pse ishte një “Po” e dobët. Megjithatë, presidenti Erdogan u brohorit prej përkrahësve të tij.
 
Por, opozita akuzon për mashtrim elektoral. Stambolli dhe qytetet e tjera të rëndësishme i thanë “Jo” sistemit presidencial. Kundërshtarët e sundimit autoritar të presidentit Erdogan humbën vetëm për pak. Votuesit e “JO”-ve ndjehen fitues dhe janë të vendosur si asnjëherë më pare të vazhdojnë protestat. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI