EKONOMI

Saraçini:Nuk ka vend për panikë

24.05.2014 18:20

Nga Serbia mund të jetë problematike vetëm importi i grurit, por megjithse prodhimi vendorë përmbush 70 përqind të nevojave, 30 përqind shtesë do të importohen nga vende tjera, ose Agjencionin për rezerva shtetërore…..

Vërshimet e ditëve të fundit në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci, mund të shkaktojnë vonesa qoftë për eksport apo për importin e mallrave, por kjo mund të ket ndikim vetëm te puna e kompanive, e jo në furnizimin e tragut vendorë, pasi egzistojnë edhe mundësi alternative për furnizim, vlerëson Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

Nga Serbia mund të jetë problematike vetëm importi i grurit, por megjithse prodhimi vendorë përmbush 70 përqind të nevojave, 30 përqind shtesë do të importohen nga vende tjera, ose Agjencionin për rezerva shtetërore. 

“Sa i përket tregtisë në mes të Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës, nuk ka vend për panikë pasiqë egzistojnë edhe importe alternative.Në këtë moment nga Serbia mund të jetë problematikë importi i Grurit por duke e pasur parasyshë se republika e Maqedonisë prodhon 25 mijë deri në 27 mijë ton grurë në vit që është diku rreth 70% e nevojave vjetore, don të thot se kemi nevojë për import prej 30% për të plotësuar nevojat vjetore.Ky import përveç Serbisë mund të realizohet edhe nga vendet tjera, si Hungaria, Bullgaria apo vendet tjera, prandaj këtu nuk shoh ndonjë problematikë, meqë edhe po të mos ketë mundësi për import e kemi Agjencionin për rezerva shtetërore” – tha ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini. 

Edhe sa u përket pemëve dhe perimeve, nuk pritet ndonjë ndikim në treg, qoft sa i përket furnizimit, apo çmimit, pasiqë atë e mbulon prodhimi vendorë dhe importi apo eksporti në vendet tjera.

Ministri Saraçini njëherit bën të ditur se në koordinim me komitetin për tregti që e udhëheq ai po shqyrtohen të gjitha mundesitë për tu ndihmuar kompanive vendore, për të tejkaluar vështërsitë në eksportin apo importin e mallrave. (Gyltene Sinani, TVM2)