Ivanov decid: Nuk jap mandat që mund të kontestohet

19.04.2017 17:47

Presidenti Ivanov ëashtë decid se mandati për formimin e Qeverisë....

Presidenti Ivanov ëashtë decid se mandati për formimin e Qeverisë nuk do të dorëzohet derisa nuk shmangen pengesat juridike dhe politike.

"Derisa nuk shmangen këto pengesa unë nuk mund të marr një vendim i cili do të kontestohet. Nëse kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja për përgjegjësinë time. Prandaj kërkoj dhe insistoj që pengesat juridike dhe politike të shmangen",- tha Ivanov pas takimit të sotëm me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Mladen Ivaniq.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi në lidhje me pasojat e krizës, Ivanov tha se ai e respekton Kushtetutën dhe praktikën nga viti 1992 dhe se ndjen përgjegjësi për krizën.

Krizën institucionale, shtoi Ivanov, nuk do ta kishim derisa nuk do ta kishim platformën e cila nga kriza politike na çoi në krizë institucionale. Presidenti i Maqedonisë theksoi se pikërisht për shkak të platformës, e cila u paraqit pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia nuk mund të zgjedhë kryetar të Parlamentit, as të fillojë proces për formimin e Qeverisë.

Ivanov tha se gjendja në mbarë rajonin do të ishte më ndryshe nëse BE pajtohej të hapen kapitujt 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë në sigurinë, çështjet juridike etj.