Filmon vetën edhe pse kishte rënë thellë në një çarje akulli
Një qytetarë në Himalajet e Nepalit filmon vetën edhe pse kishte rënë thellë në një çarje akulli..

John All, i vetëm ishte duke marrë mostra bore në Malin Himlung-në Himalajet e Nepalit, kur një akullnajë krisi nën këmbët e tij.
Akulli nën këmbët e tij pësoi një çarje dhe ai ra në një thellësi më shumë se 20 metra.Për fatin e tij të mirë, ai kishte “marrë me vete” edhe “sëpatën” me të cilën thyente akullin.
Kjo i ndihmojë që t’i ngjitej çarjes së akullit, drejt sipërfaqes prej nga kishte rënë.Megjithatë ai ka pësuar lëndime të rënda. Në një video, John ka filmuar “aventurën e tij të trishtueshme” që kishte zgjatur rreth gjashtë orë.
John është profesor i Gjeografisë në Universitetin e Kentuckyt perëndimor dhe është i specializuar në shkencat malore.
“Trupi im u “shpartallua” dhe unë kam qenë në agoni. Fytyra ime goditi një mur, shpina ime dhe barku goditen një mur tjetër dhe unë e gjeta vetën në mes tyre. Fytyra ime ishte dëmtuar goxha shumë” – tha John All.
Ai shtoi se për fatin e tij të mirë, gjatë rënies, ai u “ndesh” në një copë akulli.“Kam mundur të bie edhe 100 metra më poshtë, por për fat të mirë nuk ndodhi”, thotë ai duke kujtuar se gjatë gjithë kohës së ngjitjes, mendonte sikur të kishte rënë edhe më poshtë.“Do të kisha qenë i vdekur”, thotë John.
