Maqedoni

“Transportuesi”, PPS ngre padi ndaj Vlladimir Talevskit

19.04.2017 19:01

Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevskit, të Akuzuarit të parë në rastin “Transportuesi”...

Talevski, bashkë me e 22 persona të tjerë , akuzohen për shpërdorim të tenderëve dhe  korrupsion gjatë  organizimit të transportit të nxënësve në këtë qytet.

Specialja akuzon këto persona për keqpërdorimin e mbi 360 mijë eurove. Nga Gjykata penale konfirmojnë se aktakuza ka arritur tek ta, dhe nëse merr leje për procedim të mëtutjeshëm, seanca kryesore duhet të caktohet për 30 ditë.